Norvegjia dhe Danimarka do të rifillojnë disa udhëtime midis dy vendeve, raportuan të premten mediat norvegjeze.
Bëhet fjalë për një lloj udhëtimesh që përfshin vendet ose shtetet që kanë treguar një nivel të mirë suksesi në kontrollin e pandemisë së coronavirusit brenda vendit.
Një udhëtim i tillë do t’i lejonte anëtarët e grupit të rindërtojnë lidhjet tregtare me njëri-tjetrin dhe sektorë të fillimit si udhëtimi dhe turizmi.
Por çfarë bie në sy, sipas Reuters, përcjell Telegrafi, është fakti se në këtë “marrëveshje” përjashtohet fqinji skandinav, Suedia.
Kjo siç supozohet po ndodh se në Suedi, numri i infeksioneve me COVID-19 është më i lartë.
Në këtë drejtim, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe homologia e saj norvegjeze Erna Solberg pritet të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për media.
Ndryshe, Suedia është vendi që më së paku ka aplikuar masat kufizuese në krizën e pandemisë së coronavirusit.
Dhe kur po pritet që numri i të vdekurve të shkojë në mbi 4 mijë, strategjia e këtij vendi ka hasur në kritika të shumta.
Aneka Linde, paraardhësja e epidemiologut Anders Tegnell, kishte deklaruar për Observer se në fazën e hershme të epidemisë është dashur të aplikohen masa të rrepta kufizuese, transmeton Telegrafi.
“Mendoj se na është dashur më shumë kohë të përgatitemi, po të ishim mbyllur më herët, kemi mundur t’i sigurojmë të gjitha gjërat e duhura që janë të nevojshme për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara”, kishte shtuar shtuar Linde.