KRUP nis identifikimin e kyçjeve ilegale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka nisur identifikimin e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, Prishtinë, Fushë Kosovë, Lipjan, Podujevë, Obiliq, Shtime, Drenas dhe Graçanicë se ka formuar grupe / komisione të veçanta për identifikimin dhe kontrollimin e të gjitha zonave të shërbimit, në gjetjen e kyçjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.

“Në kuadër të reduktimit të humbjeve të ujit, inspektorët do fillojnë me veprime në terren. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga konsumatorët që, të realizojnë pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, poashtu mundësia e lehtë për kryerjen e shërbimeve ende vazhdon, si riprogramimi i borxheve të akumuluara për shërbimet ( me këste mujore 12-36 muaj) varësisht nga shuma totale e borxhit”, thuhet në njoftimin e KRUP-it.

Reklama e sponzorizuar