Më 22 qershor hapen të gjitha pikat kufitare tokësore

Qeveria e Kosovës ka plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 31 maj 2020.

Ministri Armend Zemaj tha se me këtë ndryshim do të hapen edhe pikat e tjera kufitare tokësore.

Reklama e sponzorizuar

“Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësishtë. T’iu ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika lëvizje të lirë”, tha Zemaj.

Më herët, ishin hapur disa pika kufitare, e disa për shkak të rrezikut nga përhapja e pandemisë, ishin lënë për më vonë.

Pikat kufitare Qafë-Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë, janë disa prej pikave që do hapen prej 22 qershorit.