Lajçaku përfundon takimet me VV-në e LDK-në, në radhë AAK-ja

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka përfunduar takimin me krerët e LDK-së në selinë e kësaj partie.

Lajçak nuk ka folur për mediat pas takimit që pati me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe zyrtarë tjerë të partisë.

Reklama e sponzorizuar

Lajçak në takimin e radhës me liderët politikë pritet të takojë Ramush Haradinajn e AAK-së, ndërkohë që herët në mëngjes, sipas KP-së, kishte zhvilluar takim edhe në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje.