MPJD-ja fton AKI-në për vlerësimin e sigurisë fizike të informacioneve në ministri

Ministria për Punë të Jashtme dhe Diasporë (MPJD) thotë se ka ftuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI) që të vlerësojë sigurinë fizike të informacioneve dhe të mbështesë masat për rritjen e nivelit të sigurisë së informacioneve në MPJD.

Në një njoftim për media thuhet se, “pas marrjes së mandatit nga Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla, janë vënë re shumë parregullsi sa i përket plotënisë dhe sigurisë së informacioneve të trashëguara nga qeveria e kaluar të cilat cenojnë funksionalitetin e MPJD”.

“Për këtë arsye, dhe në bashkëpunim me AKI, MPJD do të merr të gjitha masat e nevojshme administrative dhe ligjore për të garantuar nivelin më të lartë të sigurisë së informacioneve në MPJD”, thuhet në njoftim.