Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë të hospitalizuar 8 pacientë që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, katër prej të cilëve janë me oksigjenoterapi.
Këtë e ka konfirmuar për KsP drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, sipas të cilit aty janë të shtruar edhe 3 persona të tjerë, të cilët janë në pritje të rezultatit.
Ai po ashtu tha se gjendja e pacientëve të tjerë me COVID19, që janë të shtrirë në Spitalin e Gjakovës është në përgjithësi stabile (fotoilustrim).