Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije për prodhimin e energjisë

Termocentrali i Vlorës-Shqipëri

Shqipëria planifikon të marrë me qira dy anije gjeneruese të energjisë për t’u ankoruar në Vlorë për të ndihmuar në lehtësimin e krizës energjetike në vend, ka thënë Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Pavarësisht kostove të larta, Ministrja Balluku deklaroi pas një takimi të Komitetit të Energjisë se Shqipëria nuk do të ketë mungesë energjie.

Reklama e sponzorizuar

Marrëveshja për marrjen me qira të dy anijeve u finalizua me mbështetjen e Ambasadës të SHBA-ve në Tiranë dhe në bashkëpunim me kompaninë amerikane Excelerate Energy, e cila po punon për vënin ne pune te termocentralit të Vlorë.

Ministrja tha se “termocentralet lundruese” do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës do të vihet në funksion.

Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare dhe pritet të vihen në funksion brenda 3 muajve.

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.

Kushtet e motit bëjnë që Shqipëria, e cila prodhon pothuajse të gjithë energjinë elektrike nga hidrocentralet, të jetë e detyruar të importojë energji elektrike në një kohë me çmime jashtëzakonisht të larta.

Masa të tjera që synojnë të lehtësojnë krizën përfshijnë shkurtimin e energjisë elektrike për ndriçimin e rrugëve dhe përdorime të tjera të sektorit publik në një përpjekje për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike. /kosovo.energy/