Nis takimi i Hotit me kryetarët e komunave, diskutohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka nisur takim virtual në mes kryetarëve të komunave dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Në këtë takim do të diskutohet situata me pandeminë Covid-19 që po mbizotëron në Kosovë.

Kryetarët e komunave pritet ta thonë fjalën e tyre rreth mundësisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Reklama e sponzorizuar