Ambasada amerikane dhe Apostolova reagojnë pas sulmit ndaj Osmanit

Ambasada amerikane në Prishtinë dhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova kanë reaguar pas përplasjes së mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës.

Ambasada e SHBA-së thotë se legjislativi kosovar po humbë kohë me sulme personale në vend se të kryej punën e tij.

“Dy muaj më parë ne u bëmë thirrje të gjitha palëve të ulin retorikën e politizuar dhe të bashkohen për të zgjidhur krizat ekonomike dhe shëndetësore. Kuvendi ka humbur kohë në shpërqendrime dhe sulme personale në vend që të kryejë përgjegjësitë e tij. Populli i Kosovës meriton më mirë”, thuhet në reagim.

Reklama e sponzorizuar

E shefja e Zyrës së BE-së thotë se të gjithë duhet të përmbahen nga dhuna në Kuvend e sidomos ndaj një gruaje, transmeton KOHA.

“Të gjithë duhet të angazhohen për një konsensus politik dhe të përmbahen nga dhuna e cila nuk ka vend në shoqëritë demokratike, e lëre më në Shtëpinë e Popullit, veçanërisht ndaj një gruaje-kryetare e Kuvendit”, ka shkruar Apostolova.