KEK-u investon në sigurinë e njësive prodhuese

Menaxhmenti dhe punëtorët e Termocentralit Kosova B janë angazhuar gjatë muajit mars që të përfundojnë me suksese revizionet në dy njësitë prodhuese.

 “Termocentrali Kosova B edhe pavarësishtë situatës së rëndë pandemike, është duke operuar me kapacitete të plota prodhuese. Sipas bilancit elektro-energjetik të këtij viti, ne kemi paraparë ti kemi dy revizione në Muajin mars dhe dy remonte gjatë sezonës së verës. Gjatë muajit mars ne veç i kemi përfunduar dy revizione në njësinë B1 dhe B2. Këto dy revizione kanë qenë 10 ditore dhe me këtë ne e kemi rritur sigurinë e njësive operuese që të operojnë me një siguri më të lartë deri në sezonën e verës”, ka thënë Jonuz Saraçi, u.d. i drejtorit ekzekutiv të TC Kosova B.

Reklama e sponzorizuar

 Ai ka bërë të ditur se me qëllim të ruajtjes së sigurisë së funksionimit të njësive të prodhimit të energjisë elektrike remontet do të vazhdojnë edhe gjatë verës.

http://https://www.facebook.com/KEKINFO/videos/282254856860375/

“Gjatë sezonës së verës do t’i kemi remontet më të gjata ku njësitë do t’i nënshtrohen riparimeve më të mëdha dhe me këtë ne i përgatisim njësitë që të operojnë sigurt gjatë sezonës së dimrit”, ka deklaruar Saraçi.

 Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia, Korporata Energjetike e Kosovës është angazhuar që të gjitha njësitë prodhuese të funksionojnë normalisht, duke mundësuar që të realizohet në përpikëri plani i prodhimit të energjisë.