World Economic Forum ka bërë një krahasim (përmes videos) mes sistemit finlandez të edukimit dhe atij amerikan, dhe ka nxjerrë disa krahasime të vlefshme.
Modelin finlandez të edukimit e synojnë shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell Buletini Ekonomik.
Dhe ka disa arsye për këtë:
1. Sa më pak provime për nxënësit – Nxënësit finlandez i nënshtrohen vetëm një provimi përgjatë gjithë jetës së tyre shkollore.
2. Më shumë kohë të lirë – Në shkollat finlandeze, i jipet prioritet lojërave të ndryshme.
3. Angazhimi më i vogël i nxënësve në shkollë është i dobishëm për shëndetin e tyre mental.
4. Detyrat e shtëpisë – Nxënësit finlandez shpenzojnë më pak se tri orë në javë për kryerjen e detyrave të shtëpisë, ndërsa ata amerikan shpenzojnë 6 orë në javë.
5. Universiteti është falas – Universiteti është falas dhe të gjitha shpenzimet për studentët i subvencionon shteti.
6. Privilegji i të qenit mësues – Mësimëdhënia është një punë mjaft e respektuar në Finland.
7. Balanci mës punës dhe jetës – Mësuesit në Finland fitojnë shumë dhe punojnë pak.
Në shqip nga: BULETINI