306 pacientë me Covid-19 duke u trajtuar në spitalet e Kosovës

Në Spitalet e Përgjithshme të QKUK-së janë duke u trajtuar 460 pacientë, 306 prej tyre janë të diagnostikuar me Covid-19, ka njoftuar SHSKUK.

Prej tyre, 217 pacientë janë me oksigjenoterapi, 11 të intubuar ndërsa 154 persona presin rezultatin për Covid-19, raporton KOHA.

Në klinika Infektive gjenden 96 pacientë, Klinika të Pulmologjisë 50 pacientë Anestezioni/Mjekësia Sportive 21 pacientë Spitali i Prizrenit 31 pacientë Spitali i Gjakovës 33 pacientë Spitali i Pejës 43 pacientë Spitali i Ferizajt 13 pacientë Spitali i Gjilanit 17 pacientë Spitali i Mitrovicës 2 pacientë, njofton QKUK.

Reklama e sponzorizuar