SHBA: Tërhiqet vendimi për vizat e studentëve të huaj

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë vendimin e saj, për të revokuar vizat për studentët e huaj.

Universitetet e Harvardit dhe MIT, me mbështetjen e një numri institucionesh të tjera, kishin ndërmarrë veprime ligjore kundër kësaj mase.

Reklama e sponzorizuar

“Administrata ka pranuar të shfuqizojë vendimin, si dhe çdo zbatim të tij”, tha gjykatësi federal, Allison Burroughs, gjatë një seance të shkurtër gjyqësore.

Më 7 korrik, Shtetet e Bashkuara njoftuan se nuk do të japin viza për studentët ndërkombëtarë, nëse mësimi i tyre në vjeshtë zhvendoset online, për shkak të koronavirusit.

Këshilli Amerikan i Arsimit, i cili përfaqëson udhëheqësit e rreth 1,700 institucioneve të arsimit të lartë, e kishte cilësuar udhëzimin si “të tmerrshëm”.