Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë të konfirmuar apo me simptome të COVID-19.
Nga këta 57 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 dhe shtatë janë në pritje të rezultateve. Nga pacientët 20 janë në oksigjenoterapi, ndërsa tre janë në gjendje më të rëndë, është njoftuar nga Spitali i Pejës.
Janë shëruar tre në 24 orët e fundit. Nga personeli i Spitalit është njoftuar se janë infektuar pesë mjekë, pesë infermierë dhe një bioinxhinier, ndërsa po presion shtatë anëtarë të personelit rezultatet.