Është konfirmuar edhe një viktimë nga koronavirusi në Kosovë. Bëhet fjalë për një të infektuar nga Drenasi, e cila ka vdekur mëngjesin e kësaj së premteje.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka thënë se ky është një lajm i dhimbshëm për këtë komunë
Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve me COVID-19 në Komunën e Drenasit.











