Hoti takon krerët e Telekomit pas bllokimit të llogarive

Humbja e rastit përballë kompanisë Dardafon.net i ka kushtuar Telekomit të Kosovës mbi 24 milionë euro. Një shumë të tillë të hollash tashmë është aktivizuar për ta nxjerrë një kompani e përmbaruesit privat e cila ka bllokuar të gjithë llogaritë e Telekomit.

Krerët e kësaj kompanie ditë më herët kanë takuar ministrin e zhvillimit ekonomik, Blerim Kuqin, nga i cili kanë kërkuar përfshirjen shtetit si aksionar për të nxjerrë Telekomin nga një gjendje e tillë.

Me krerët e telekomit është takuar sot edhe kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, menjëherë pas kthimit nga Brukseli.

Reklama e sponzorizuar

Përmes një njoftimi për media, thuhet se Hoti ka diskutuar situatën e krijuar pas bllokimit të llogarive si dhe hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, takoi sot drejtuesit dhe sindikalistët e Telekomit të Kosovës, me të cilët diskutoi për gjendjen e krijuar pas bllokimit të llogarive të Telekomit, si dhe për hapat që duhen marrë për tejkalimin e kësaj gjendjeje”, thuhet në njoftim.