Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, ka mbajtur mbledhjen e parë, ku u është diskutuar për planin e veprimit të këtij Komisioni, raporton Ekonomia Online.
Anëtarët fillimisht nuk u pajtuan në disa pika të draftit, ku thanë se më shumë ka komente dhe konstatime sesa pyetje që mund ta nxjerrin të vërtetën në shesh.
Anëtari i këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Sejdi Hoxha tha se nuk duhet që të ketë konstatime në planin e punës së komisionit.
“E pash shkurtimisht planin e veprimit. E lexova në mënyrë te shpejtë, por kam disa vërejtje. Në disa pika e pash se shkruan që, ‘disa parti për dy dekada kanë qenë të përfshira në këtë proces’, e që i bie se për dy dekada ka qenë PDK-ja, ku është vetë inicuese e këtij komisioni”.
“Pra nuk dua që ky komision me fillim të politizohet. Unë nuk pajtoj që ta fusim këtë koment në këtë plan-program. Nuk duhet të ketë konstatime”, tha Hoxha.
Hoxha tha se AKP-ja i ka me emër e mbiemër se kush ka përfituar nga privatizimi në Kosovë.
“Kërkesa ime është që mos të fshihet asgjë. Pa dashtë me politizuar, ne kërkojmë dhe nuk do të pajtojmë nëse plani i veprimit ngushtohet në raport iniciues. Në pyetjen se kush ka privatizuar dhe kush ka përfituar në Kosovë nga privatizimi, unë mendoj se këtë mund ta bëjë AKP”.
“Me emër e mbiemër i ka AKP se kush i ka privatizuar për krejt vitet. Në 9ytjen tjetër sesa para janë nxjerrë nga privatizimet, unë mendoj se të gjitha transferet bankare janë, dhe këto për dy ditë kryhen”, u shpreh ai.
Dountinë Maloku nga LDK-ja, kërkoi që ky draft mos të ketë konstatime, por të jetë më shumë si udhëzues, në mënyrë që e vërteta e privatizimeve të zbardhen.
“Komisionet hetimore parlamentare për qëllim kanë që të nxjerrin të vërtetën në shesh. Në këtë draft duhet të ketë udhëzues dhe asesi me konstatime”.
“Pash shumë konstatime e pak udhëzime por mendoj se duhet të japim më shumë hapësirë udhëzimeve sesi ka ndodhur privatizimi në Kosovë”, tha ajo.
E anëtari tjetër nga radhët e PDK-së, Gazmend Bytyçi, tha është krijuar bindja se nga privatizimi më së shumti kanë përfituar komandantët e UÇK-së.
“Është një lloj bindje se nga privatizimet kanë përfituar më shumë komandantët e luftës së UÇK-së e anëtarë te PDK-së”.
“Po e nisim me fabrikat në Ferizaj ku shumë fabrika atje janë privatizuar dhe asnjëra prej tyre nuk është privatizuar nga komandantët e UÇK-së apo anëtarë të PDK-së”.
Bekë Berisha nga AAK-ja kërkoi që ky komision mos të politizohet.
“Po i them Liburnit, që mos të mendojë se PDK-ja ka iniciuar këtë proces nëse nuk e kanë gjetur keqpërdorime edhe për juve”, u shpreh Berisha.
Liburn Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje, mori si shembull privatizimet e tokave e më pastaj shpronësimi i tyre.
Ai tha se ka raste kur një tokë është privatizuar për pesë euro e që është shpronësuar për 5 mijë euro.
“Nëse e marrim një privatizim të tokave, është privatizuar për 5 euro ari dhe pas gjashtë muajsh është shpronësuar ajo tokë për 5 mijë euro, atëherë këtj mund të ketë proces i politizuar. Procedurat mund të kenë shkuar në rregull, ama politizim mund të ketë”.
Anëtarët kërkuan që në seancën e Kuvendit të votohet buxheti për këtë komision. Gjithashtu, u kërkua që AKP-së t’i kërkohet i gjithë procesi i privatizimit për gjitha këto vite.