Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se me me miratimin e sotëm të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomik – Covit 19, përfitues të mëdhenj do të jenë bujqit kosovarë.
Këto janë masat e ndërmarra.
– Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) do të garantojë agro-kreditë deri në 80%;
– FKGK do të garantojë agro-kreditë për zhvillimin e agro-biznesit për bujqit e regjistruar në Regjistrin e Fermës dhe të pajisur me NIF edhe për bujqit që nuk kanë biznes të regjistruar në ARBK;
– FKGK do të krijojë produkte të reja për rritjen e financimit të agro-kredive për bujqit & agro-përpunuesit tanë;
– Lirohen nga TVSh sigurimet dhe ri-sigurimet bujqësore;
– Mjetet e privatizimit mund të përdoren edhe për rimëkëmbjen ekonomike të bujqësisë;
– Tatimpaguesit, duke përfshirë ata nga sektori i bujqësisë, lirohen nga interesi nëse kanë obligime tatimore të papaguara nëse deri më 31.12.2020 i paguajnë të gjitha obligimet tatimore bazë.