Qeveria formon grup punues për vetingun, raportin e dorëzon në tetor

Qeveria e Kosovës ka votuar me shumicë të votave për themelimin e grupit punues që do të hartojë një raport përfundimtar për Vetingun, raporton Gazeta Express.

“Grupi i propozuar është gjithëpërfshirës, pasi që anëtarë janë të gjithë hisedarët e sistemit të drejtësisë, përfshirë partnerët tanë strategjikë”, tha ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

“Përfaqësues nga grupi i eskpertëve, këshilli gjyqësor dhe prokurorial, zyra e kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia kundër Korrupsiont, Policia, AKI, dhe nga Oda e Avokatëve, shoqëria civile dhe ekspertë tjerë”, ka thënë Selimi duke bërë të ditur se përfaqësues do të ketë edhe nga ambasadat.

Reklama e sponzorizuar

“Deri në muajin tetor ky grup do të përgatisë raportin përfundimtar mbi skenarët e reformës së sistemit të drejtësisë. Raporti i grupit punues do të shfrytëzohet si bazë me të cilën qeveria do të procedojë tutje”, ka shtuar ai.