Përfundon protesta e Telekomit, Hoti premton zgjidhje

Përfundon protesta e punëtorëve të Telekomit të Kosovës pas një takimi që pati kryetari i sindikatës së kësaj kompanie me kryeministrin Avdullah Hoti.

Kryetari i sindikatës Lamih Balaj tha se kryeministri Hoti ka premtuar se asnjë vend i punës në Telekom nuk do të humb.

Po ashtu kryeministri sipas tij ka thënë se çështja e Telekomit është në përgjegjësi të Qeverisë dhe ka kërkuar që të ndërpritet protesta dhe punëtorët të shkojnë në vendet e tyre të punës.

Reklama e sponzorizuar

Pas kësaj, protestuesit janë shpërndarë të qetë./KSP