Gjashtë të vdekur e 213 raste të reja me COVID-19

Edhe 213 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë.

Në raportin e IKSHPK-së për 24 orët e fundit, të publikuar të premten pasdite, është bërë e ditur se kanë vdekur edhe gjashtë pacientë me koronavirus. Numri i të vdekurve ka shkuar në 164.

Në Prishtinë janë 80 raste të reja. Prishtina vazhdon të jetë bindshëm më e prekura nga COVID-19. 17 raste janë në Prizren, 15 në Ferizaj, 14 në Gjilan.

Reklama e sponzorizuar

Janë shëruar 109 pacientë. Numri i të shëruarve ka arritur në 3614.