Valbon Krasniqi: Edhe nëse mbyllemi ka rrezik që të kemi rezultate të njëjta

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mbyllja nuk është më opsion për të kontrolluar përhapjen e virusit.

Ai ka thënë se qytetarët duhet të u përmbahen masave të rekomanduara, në mënyrë që të kemi përhapje të kontrolluar të virusit.

“Mos u futni në ambiente të mbyllura pa maskë. Mbani distancën kur jeni në  ambient të hapur. Këto janë rregullat kryesore”, ka thënë ai.,

Reklama e sponzorizuar

Ai ka treguar se opsioni i mbylljes totale nuk do të kishte efekt, ndërsa do të ishte edhe lajm i keq për ekonominë.

Krasniqi po ashtu tha se po diskutohet ideja e ndërtimit të së paku dy spitaleve tjera për pacientët me Covid-19.