Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 17 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 35 me oksigjenoterapi, është njoftuar në raportin e Spitalit.
Në këtë spital po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. Nga personeli i Spitalit janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik.
Kurse në Spitalin e Vushtrrisë janë duke u trajtuar 28 pacientë për koronavirus, 4 janë të intubuar, ndërsa 18 të tjerë janë me oksigjenoterapi.
Spitali i Vushtrrisë ka bërë të ditur se 18 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë, ndërsa 10 janë në pritje të rezultatit, eventualisht të testimit.
Po ashtu ka të infektuar edhe nga stafi mjekësor: 2 mjekë, 6 infermierë dhe 1 punëtor i administratës.