Zëvendësministri i Financave: Çdokush që e ka fituar të drejtën e kompensimit në masat e pakos emergjente nga e hëna mund të presë pagesat

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi ka thënë për RTV Dukagjinin se nga e hëna pritet të bëhen pagesat e pakos emergjente.

“Mund të them se çdokush që e ka fituar të drejtën në masat e pakos emergjente nga e hëna mund të pret pagesat. Mund të ketë ankesa por që nuk ka shumë vonesa”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krasniqi thotë se menjëherë pas përfundimit të pagesave të pakos emergjente do të fillojë të zbatohet edhe pako e rimëkëmbjes ekonomike.

Reklama e sponzorizuar
src=”https://www.youtube.com/embed/nYVDe-dQzOg?start=1314&feature=oembed” allowfullscreen=””>

“Në fillim do të përdorim mjetet e alokuara nga fondet publike pasi disa mjete tjera nuk lidhen direkt me buxhetin e shtetit siç janë fondet e privatizimit”.

Zëvendësministri i Financave duke folur për mjetet e Trustit ai thotë se është e vërtet që këto janë mjete të qytetarëve por që të njëjtat do të mund të nxisin zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Krasniqi shprehet i bindur se do të ketë mobilizim të përgjithshëm të fondeve më shumë se 1.2 miliardë euro.