Kuvendi i Kosovës nuk e ka votuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
Kësisoj, projektligji kthehet prapa për votim në ndonjë rast tjetër.
Në sallë ishin 68 deputetë, por vetëm 36 morën pjesë. 35 votuan për dhe një kundër. Abstenime nuk pati.
Ky projektligj ka hasur në kritika të mëdha nga faktori ndërkombëtar, ndërkohë që ka ndarë edhe skenën politike në vend.
Në votim të këtij projekt ligji nuk morën pjesë deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shumica e deputetëve të LDK-së.