Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se Kosova nuk ka investuar në termocentrale që nga viti 1984.
“Me të vërtetë ne e kemi çmimin e ulët të energjisë dhe nuk ka pasur asnjë investim dhe kosto. Tani jemi në një situatë ku termocentralet “Kosova e re” dhe “Kosova B”, nuk kanë stabilitet, sidomos “Kosova A”, e cila nga momenti në moment nuk mund të prodhojë energji dhe si rezultat mund të rrezikohet siguria racionale e energjisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Sipas tij, nëse që nga paslufta Kosova ka paguar 650 milionë euro për energji elektrike. “Kemi gjeneruar aktivitet për shtetet e tjera dhe punësim për shtetet e tjera. Siguria nacionale për ekonomi është energjia elektrike”, tha ai. Lluka tha se edhe Gjermania prodhon energji nga thëngjilli.
“Tani jemi në fazën e përmbylljes financiare për Termocentralin “Kosova e re”. Ka interesim për investime, si nga SHBA-ja, Japonia dhe Polonia. Përmbyllja financiare do të kryhet shumë shpejt, besoj në mars ose qershor”, deklaroi ai.
Ai ka folur edhe për fondin për efiçiencë të energjisë. Sipas tij, shumica e spitaleve janë me energji efiçiente apo janë në rregullim e sipër. Ai bëri me dije se Kosova nuk qëndron keq sa i përket energjisë efiçiente dhe rrugës së saj për energji alternative.