Ahengje në kohë pandemie, Policia ndërpret shtatë sosh në 24-orët e fundit

Ahengjet familjare nuk kanë të ndalur, me gjithë vendimin e Qeverisë që ato nuk bën të organizohen për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se ka ndërprerë shtatë ahengje në vende të ndryshme.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Policisë, ahengjet janë ndërprerë dhe organizatorët pas intervistimit, me urdhër të prokurorëve, janë lënë në procedurë të rregullt .

Më së shumti ahengje janë shënuar në rajonin e Pejës, katër, pastaj dy në rajonin e Prizrenit dhe një në atë të Gjakovës.