Mustafa: Dyfishohet buxheti për pagesat direkte në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka dyfishuar buxhetin për pagesat direkte/subvencionet për vitin 2020.

Për përkrahjen e fermerëve përmes subvencioneve, do të jenë edhe 26 milionë euro shtesë, krahas 53 milionë eurove të buxhetit të rregullt.

Kjo është bërë e mundur përmes një vendimi të Qeverisë së Kosovës, pas kërkesës së ministrit të MBPZhR-së, Besian Mustafa për rritjen e buxhetit për këtë program mbështetës.

Reklama e sponzorizuar

”Këto mjete do të përdoren për të ndihmuar bujqit tanë të tejkalojnë sfidat e mungesës së shitjes që u shkaktoi COVID-19 sivjet, për të rritur prodhimin bujqësor vendor, për të rritur punësimin në zonat rurale, për të zvogëluar importin e produkteve bujqësore dhe për të rritur sigurinë e ushqimit që konsumojnë familjet tona”, ka thënë Mustafa.

Po ashtu, Mustafa ka njoftuar se do të subvencionohen edhe normat e interesit të kredive bujqësore për disa sektorë të caktuar të bujqësisë. 

https://www.facebook.com/BesianXhMustafa/posts/1198504733833748