Mbi 2000 aplikime për specializantënë mjekësi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në konkursin për specializime në mjekësi kanë aplikuar rreth 2000 mjekë.

Sipas tij, interesimi i madh s’ka qenë befasi, “pasi që ky proces ka qenë i bllokuar për 4-5 vjet”.

Ai ka thënë se konkursi është zgjeruar edhe për disa vende për nevojat në transfuzionin e gjakut si dhe rreth 48 mjekë për Luginën e Preshevës, 8 me financim të Qeverisë së Kosovës dhe 40 me vetëfinancim, raporton KP.

Reklama e sponzorizuar

Procesi i konkursit për specializantë është përcjellë edhe me kritika. Disa nga kandidatët kanë kërkuar ndryshim të kritereve të vendosura, duke vlerësuar se ato janë caktuar për t’iu përshtatur një grupi të caktuar personash.