Kufijtë, testimet dhe karantinimi në Gjermani, Zvicër dhe Austri

Gjermania ka dhënë paralajmërime për disa vende të Bashkimit Evropian. Testimet dhe karantinimi është bërë i obligueshëm sikurse në Zvicër dhe Austri.

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimet e veta për muajin gusht, ku Austria, Zvicra dhe Gjermania do të aplikojnë testimet dhe karantinimin e të gjithë atyre që vijnë nga vendet me rrezik të Covid-19 siç janë shtetet ballkanike.

Reklama e sponzorizuar

Kështu ka bërë të ditur përmes një video-mesazhi gazetari Bahri Cani, i cili ka theksuar se Austria ka vendosur rregulla edhe më të ashpra se Gjermania dhe shumë vende tjera.

“Austria ka paralajmëruar ashpër shtetasit e vet, që të mos udhëtojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor as në Kosovë, Shqipëri, Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovine. Të gjitha këto vende, radhiten si vende të rrezikuara në listën e Austrisë”.

Cani ka theksuar se Austria ka kufizuar lëvizjen edhe për shtetasit e disa vendeve të Bashkimit Europian, siç janë: Bullgaria, Portugalia, Rumania dhe Suedia.

“Personat që vijnë nga vendet e treta në Austri, pra edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë dhe që është lëshuar në një vend të certifikuar”.

“Ndryshe duhet të futeni në krantinë 10 ditore, testi mund të bëhet edhe në Austri, brenda 48 orësh, pas futjes në territorin e Austrisë, por duhet ta paguani vet për dallim nga Gjermania që ka futur teste pa pagesë. Derisa nuk vjen rezultati negativ duhet të rrini në karantinë”.

“Testet mund të bëhen edhe në aeroportin e Vjenës, por duhet të lajmëroheni më përpara dhe duhet ta paguani vet testin. Rezultatet janë gati brenda 3 orësh, kështu thuhet në njoftimin e autoriteteve të Austrisë”, thotë Cani.