Sektori i industrisë nxjerrëse (B) në Kosovë në tremujorin e dytë të 2020-tës ka pasur rritje me 36.42% se bashku me atë të industrisë përpunuese (C) me 13.48%.
Megjithatë ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me (-30.84%) dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (E) me (-14.89%).
Sipas raportit të Agjencisë së statistikave në Kosovë tregohet se krahasuar TM2 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2019), ka pasur rritje në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me 7.43% dhe në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) me 4.27%. Kurse, ulje kishte në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtari të menaxhimit të mbeturinave (E) me (-36.38%) dhe në sektorin e industrisë përpunuese (C) me (-16.89%). /Buletini Ekonomik/