Ende nuk mund të paraqitet provimi i vozitjes për patentë-shofer për kategorinë B

Që nga dita e djeshme nëpër rrjetet sociale është shpërndarë një dokument nga Ministria e Infrastrukturës, Njësia për patentë-shofer Ferizaj, se nuk mund të paraqitet provimi i pjesës praktike për Kategorinë B, njofton Autoshkolla Online.

Ky dokument solli mjaft diskutime dhe reagime nga qytetarët që janë kandidatë potencialë për patentë- shofer.

Disa edhe shprehën pakënaqësi ndaj vënies së këtyre rregullave duke mos u interesuar fare për arsyet që qëndrojnë prapa këtij vendimi, duke thënë që do parapëlqenin të lëshonin vendin, sepse këto vendime ishin të panevojshme për t’u ndërmarrë.

Reklama e sponzorizuar

Çka qëndron pas këtij vendimi?

Duke qëndruar gjithmonë në vijën e cila siguron që shëndeti i të gjithëve të mos rrezikohet, për shkak të pandemisë, natyrisht edhe shumë procese akoma nuk kanë gjetur zgjidhjen që do të ishte e kënaqshme për të gjithë, duke ruajtur gjithmonë së pari shëndetin.

Nga njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës kemi mësuar se shkaku i pezullimit të paraqitjes së provimit nga pjesa praktike, për kategorinë B, është mungesa e ekzaminerëve.

Po ashtu, kanë bërë të ditur që kur e gjitha kjo të normalizohet, dhe do të rifillojë paraqitja e provimit të praktikës do të njoftohen qytetarët me kohë dhe në formë të shkruar.

Kategoritë e larta mund ta paraqesin vozitjen për patentë-shofer

Rikujtojmë që paraqitja e provimeve nga pjesa praktike ka filluar tashmë vetëm për kategoritë e larta C1, C, CE dhe D. Paraqitja për provimin nga pjesa praktike e këtyre kategorive ka filluar nga data 06/10/2020.

Gjithashtu, kandidatët të cilëve iu skadon afati i testit dyvjeçarë, mund ta paraqesin provimin për pjesën praktike të kategorisë B.