Rukiqi për masat e reja: Çdo mbyllje, pa masa përkrahëse për biznesin, pa ligj për rimëkëmbje na dërgon drejt kolapsit

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka shfaqur haptazi kundërshtimin e tij rreth masave të reja që janë paralajmëruar sot nëpër media rreth mbylljes totale të vendit gjatë fundjavës.

Sipas Rukiqit, nuk ka kurrfarë baze që të propozohet mbyllja totale e vendit për tërë fundjavën, e kufijt të mbesin ende të hapur.

Ai potencoi se efekti i vetëm i këtyre masave nëse miratohen, është vetëm dyndja e qytetarëve si dhe rritja e konsumit në Shqipëri, Maqedoni dhe Turqi.

Reklama e sponzorizuar

Rukiqi përsëriti edhe një herë përfundimin e tij të thënë para disa javëve, se çdo mbyllje e vendit, pa masa përkrahese për biznesin, pa ligj për rimëkëmbjen po na dërgon drejt kolapsit ekonomik. /Buletini Ekonomik/

Postimi i plotë i Rukiqit:

Me çfare baze propozohet mbyllja gati totale e vendit per tere fundjaven, e kufijte te mbesin te hapur??? Dmth, efekti i vetem i ketyre masave, nese te njejtat miratohen apo jane miratuar tsshme, eshte dyndja e qytetareve dhe rritja e konsumit ne Shqiperi, Maqedoni, Turqi, etj.

E riperseris: Çdo mbyllje, pa masa perkrahese per biznesin, pa ligj per rimekembjen po na dergon drejt kolapsit.