40 % e lënë punën shkaku i shefit të keq

Njëra prej gjërave të cilën punonjësit nuk mund ta durojnë është kur shefi i tyre merr meritën për punën e tyre.

Pavarësisht se a merr meritën për punën tuaj apo promovon njerëzit e gabuar, një shef i keq mund ta bëjë shkuarjen në punë të tmerrshme.

Një studim i fundit nga BambooHR, i cili anketoi më shumë se 1,000 punonjës rreth Shteteve të Bashkuara, zbuloi arsyet kryesore pse punonjësit nuk e pëlqejnë shefin e tyre. Dhe për shumicën, arsyeja më e madhe ishte kur ai merrte meritën për punën e cila nuk ishte e tyre. Mungesa e besimit dhe inkurajimit, punonjësit të cilët punojnë me orar të zgjatur dhe promovimi i njerëzve të gabuar janë gjithashtu në mes të sjelljeve më të këqija të shefëve.

Reklama e sponzorizuar

Nga të gjithë pjesëmarrësit, 40 për qind thonë se arsyeja primare pse ata lanë punën ishte për shkak të shefit. Dhe nga ai 44 për qind, sjellja e papërshtatshme e shefit ishte faktori kryesor e cila i shtyu të largohen. Tjera çështje të lidhura me menaxhim të cilat detyrojnë punonjësit të largohen janë stili i menaxhimit, qëndrimi mospërfillës dhe temperamenti i keq.

Mirëpo, shefat gjithashtu nuk duhet të jenë shumë të shoqërueshëm me punonjësit e tyre. Në fakt, në mesatare, 64 për qind e të anketuarve thanë se është në rregull që shefi i tyre të refuzojë kërkesën e një punonjësi për miqësi në media sociale. Dhe 54 për qind gjithashtu thonë se është e pranueshme që një shef të mos kalojë kohë me punonjësit jashtë zyrës.