AKK nis hetimet ndaj KEDS-it dhe KESCO-s

Autoriteti i konkurrencë gjatë një koference të mbajtur sot për media ka bërë të ditur se kanë filluar procedurat hetimore ndaj KEDS-it dhe KESCO-s nën dyshimet se te dyat kanë shkelur ligjin e mbrojtjes së konkurrencës.

Ata kanë ngritur dyshimet se këto dy kompani kanë bërë marrëveshje të ndaluara me ligj.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës, KEDS-i kishte abuzuar me pozitën doiminuese duke krijuar kështu pengesa në tregun për burimet e ripërtëritshme të energjisë, i cili kishte vendosur kufizime në pajisje për sistemin e shpërndarjes dhe i njëjti i ka kërkuar distributorit që të ketë vetëm produkte të një kompanie.

Reklama e sponzorizuar

“Pala në procedurë KEDS, ka abuzuar me pozitën dominuese duke krijuar pengesa për hyrje në treg të burimet e riperteritshme të energjisë, duke kërkuar nga këto burime por edhe investitorëve të tjerë që kur ata bëjnë investime në  trafostacione, ato investime në pronat ku gjenden ato trafostacione të bartën në pronat e KEDS-it” tha kryetari i AKK-së, Valon Prestreshi.

Sipas tyre periudha hetimore e kësaj procedure ndaj KEDS-it dhe KESCO-s është bërë për 5 vite, kryesisht prej datës 06.06.2016 deri më 04.12.2020.

Gjithashtu është kërkuar që dokumentet prej palëve të dorëzohën në afat prej 30 ditësh./Buletini Ekonomik/