Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se shumë shpejt do të nis implementimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e me theks të veçantë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
ATK-ja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë dyshime që punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet pensionale të parapara me ligji, t’i denoncojnë këto raste në linjën pa pagesë 0800-80-800, si dhe në adresat elektronike info@atk-ks.org ose standarde.profesionale@atk-ks.org.
Sipas ATK-së do të ndërmerren të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime.
Administrata Tatimore kërkon edhe nga tatimpaguesit që t’i rishikojnë listat e punëtoreve të tyre, pasi që ATK ka identifikuar raste kur pagesa e kontributeve pensionale është bërë në TRUST, mirëpo nuk është aranzhuar lista e punëtoreve.
Sipas statistikave të cilat i ka ATK që nga muaji janar 2020 deri më sot janë realizuar 235 vizita, të cilat kanë kontribuar në regjistrimin e punëtorve dhe 28 kontrolla, të cilat si fakte në rast kishin punëtore të paregjistruar dhe mos mbajtje të Tatimit në Burim.
ATK është në vazhdimësi duke trajtuar bizneset, të cilat nuk i kanë paguar kontributet pensionale, ndaj të cilëve është duke ndërmarrë të gjitha masat që parashihen me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, janë trajtuar dhe janë duke u trajtuar të tilla raste edhe nga faktet e ofruara nga palët e treta, të cilat sikurse rastet tjera janë në duke u trajtuar nga departamentet përkatëse.
Ndër të tjera, ATK ju njofton se sipas analizave të bëra në pasqyrat e tatimpaguesve është një numër i bizneseve që brenda vitit 2020, në të shumtën e rasteve kanë deklaruar kontributet pensionale mirëpo kanë mbetur të papaguar, si dhe në rastet e gabimeve në deklarim./Buletini Ekonomik/