Njoftim i rëndësishëm: Ndiqni këto dy udhëzime gjatë aplikimit për 10 përqindëshin

Sot në orën 15:00 do të hapet aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Për qytetarët që do të aplikojnë për tërheqje, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka dal me një paralajmërim, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, KOS-CERT ka udhëzuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë aplikimit online.

“ Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Home) – Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në njoftim.

Reklama e sponzorizuar
https://www.facebook.com/Kosovo.National.CERT/posts/1687516371427291