Ministri serb i shkarkuar në Kosovë nga kryeministri Ramush Haradinaj, Nenad Rikallo, pa vonuar shumë është punësuar në Qeverinë e Serbisë.
Në Qeverinë serbe Rikallo është emëruar sekretar i shtetit në Ministrinë e Bujqësisë atje, shkruan B92.
Bëhet e ditur se këtë vendim, Qeveria e Serbisë e ka marrë më 27 shkurt.
Nenad Rikallo (ish-ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës) është shkarkuar më 2 shkurt nga Qeveria e Kosovës.
E para që ka kërkuar shkarkimin e tij ka qenë PSD-ja, si kusht për votimin e buxhetit të vitit 2019.
Ndërkaq, më 25 shkurt për pozitë është emëruar Dijana Ziviq. Ajo punon në Kuvendin e Kosovës, si këshilltare që nga viti 2015.