Rreth 90% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve ka ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës

Pyper, platforma e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës, ku qytetarët janë pyetur në lidhje me përceptimet që kanë për bashkatdhetarët nga diaspora, përcjell albinfo.ch.

Sipas kësaj, pjesa më e madhe e respodentëve (67%) kanë perceptim shumë të mirë për bashkatdhetarët nga diaspora, 22% të mirë, pozicion neutral kanë rreth 9% e respodentëve derisa perceptim negativ kanë rreth 2% e pjesëmarrësve në sondazh.

Rreth 69% e qytetarëve mendojnë se ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë ka ndikim jashtëzakonisht të mirë në gjendjen ekonomike të Kosovës, 19% thonë se ardhja e tyre ka ndikim shumë të mirë, mjaft të mirë mendojnë rreth 6.4% , ndërsa deri diku të mirë 5.6%.

Reklama e sponzorizuar

Nga ana tjetër, 39% e respodentëve mendojnë se nëse bashkatdhetarët nuk do të dërgonin remitenca gjendja ekonomike në Kosovë do të ishte jashtëzakonisht keq.

Gjendje shumë të keqe ekonomike për Kosovën parashikojnë 29% e qytetarëve nëse nuk do të kishte remitenca nga diaspora, derisa vetëm 5% mendojnë se edhe pa remitencat e diasporës gjendja ekonomike do të ishte e mirë.