Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut, ka liruar nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Luigj Imerin.
Në vend të tij, bordi ka emëruar Përparim Kabashin.
“BPD gjithashtu ka marrë vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të Kryeshefit Ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht Drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK-u.