AUV urdhëron largimin nga tregu të një lloji të orizit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar sot largimin nga tregu kosovar të orizit “Brown Rice Basmati organic 500g”.

Kjo ka ndodhur për shkak se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar lajmërimin  nga RASFF sistemi, për kontaminimin e  orizit me prezencë të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g, i cili i paketuar me qese plastmase  si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, është tregtuar edhe në Kosovë.

Pas kësaj, AUV-i njoftoi se inspektorët e saj menjëherë kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimit  në çfarëdo mënyre tjetër, dhe gjithashtu ka urdhëruar edhe ndalimin e importit deri në një vendim tjetër.

Reklama e sponzorizuar

“Sot inspektorët, kanë urdhëruar distributorin të bëjë tërheqjen e produktit menjëherë nga shitja. Sasia e gjetur  neper pikat shitëse nga distributori  menjëherë është asgjësuar ne prani te inspektoreve sanitare të AUV-s. Po ashtu inspektori ka dhënë urdhëresën qe të bëjë njoftimin e të gjitha pikave kudo në vend për largim nga tregu nëse ka sasi tjetër prezentë. Pas grumbullimit të gjithë sasisë të asgjësohet në prezencë të autoritetit kompetent”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga AUV-ja.

Gjithashtu, ata kanë njoftuar të gjithë qytetarët Kosovës, që në rast se e hasin në shitje këtë produkt, pra orizin “Brown Rice Basmati organic” 500 g, mos ta blejnë. Po ashtu në rast se e kanë blerë, mos ta konsumojnë por ta kthejnë në vendin e blerjes.

“Në rast se hasni këtë produkt në treg, mos e bleni assesi dhe lajmëroni menjëherë rastin në numrin pa pagesë të AUV: ☎️0800 111 22″, përfundon komunikata. /Buletini Ekonomik/