Njëzet zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë kanë përfunduar në pranga nga Policia e Kosovës, gjatë zhvillimit të aksionit “Subvencioni 2021”. Ata po dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë ndarjes së granteve për bujqësi, por edhe për marrje të ryshfetit, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij aksioni policor, ka pasur reagime të shumta edhe tek fermerët dhe bujqit.
Një bujk me emrin Alban ka treguar edhe për funksionimin e zyrave private në qytete që mundësojnë rregullimin e dokumentacioneve për përfitimin e granteve në këmbim të pagesës,
Ai tregoi se çmimet variojnë 250-300 euro për një subvencion.
“Ajo është një zyre ndërlidhëse që i përgadit dokumentacionet për Ministri tëq Bujqësisë. Nuke di dhe punojnë disa djem që punojnë edhe në bankë dhe kërkojnë shumë prej 250-300 euro për fillim. Ata thonë ‘ne e përgatitim dokumentacionin dhe e dërgojmë në Ministri të Bujqësisë’. Paraprakisht, saktësisht çdo fermer e din se sa pikë i marrin para se me e dërgu dokumentacionin”, ka thënë ai, në emisionin “Debat Plus”.
Sipas tij, këtyre zyre nuk punojnë me përqindje të subvencioneve, por vetëm me para të gatshme para përfitimit të granteve.
“Një i afërm i imi e ka fituar një depo dhe unë kam aplikuar për një serrë, po nuk i kam plotësuar kushtet dhe mu ka refuzuar. Ata që thonë se ata i kërkojnë 10% nuk është e vërtetë sepse ata i kërkojnë 250-300 euro për me e përgatit dokumentacionin për me e dërgu në Ministrinë e Bujqësisë”, ka thënë më tutje ai.
“Këta nuk kanë lidhje me Ministrinë e Bujqësisë, por janë zyre në veti që e përgatisin dokumentacionin dhe planin e atij biznesi. Ta tregojnë shumën dhe ta kryejnë punën. Këta e mbikëqyrin grantin krejt deri në finalizim”, ka thënë më tutje ai.