Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 rrit emetimin e CO2 për 5 për qind

Emetimet botërore të dyoksidit të karbonit nga energjia pritet të rriten me 5 për qind këtë vit, çka tregon se rimëkëmbja ekonomike nga pandemia COVID-19 nuk do jetë e qëndrueshme nga ana klimatike, kështu njofton Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Raporti i Energjisë Botërore 2021, parashikon emetime të CO2 në një total prej 33 miliardë ton këtë vit, në rritje me 1.5 miliard ton nga niveli i vitit 2020, që është rritja më e madhe në një dekadë.

“Kjo përbën një paralajmërim të ashpër se rimëkëmbja ekonomike nga kriza e pandemisë COVID-19 nuk është e qëndrueshme me objektivat e klimës”, tha drejtori i IEA-së, Fatih Birol.

Reklama e sponzorizuar

Sipas IEA-së, rritja e këtij viti pritet të marrë vrull nga përdorimi i qymyrit në sektorin e energjisë. Kjo duhet të shtojë presionet tek qeveritë që të veprojnë mbi ndryshimin klimatik.

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të mbajë një samit me dhjetëra liderë botërorë këtë javë, për të diskutuar çështjen e klimës.

Vitin e kaluar, kur përdorimi i energjisë ra për shkak të masave të karantinës, emetimet e dyoksidit të lidhura me energjinë ranë me 5.8 për qind në 31.5 miliardë ton, pasi prekën kulmin në 2019-në në 33.4 miliardë.