Kosovari fiton 72 mijë euro në Lotarinë e Kosovës, por nuk shkoi t’i marrë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Lotarinë e Kosovës.

Pak ditë para vitit të ri, Lotaria e Kosovës vendosi që të lëshojë një shumë të madhe të parave. Por, fituesi i Joker-it nuk është paraqitur në zyrat e lotarisë.

Në lojën Joker, xhiroja 102 e luajtur më 22 dhjetor 2018, ka pasur një fitues me Joker 6 në shumë prej 72,803.42 eurove. Por, fituesi nuk është paraqitur në afatin e paraparë kohor për t’i tërhequr ato.

Reklama e sponzorizuar

Pasi fituesi nuk është paraqitur, paratë janë bartur.

“Siç parashihet me Ligjin për lojërat e fatit, neni 17 paragrafi 11; tërheqja e fitimeve duhet të në afat kohor prej gjashtëdhjetë ditësh nga data e shpalljes së fituesit. Në rastin e lartëpërmendur, fituesi nuk është paraqitur që të bëjë tërheqjen e shumës së fituar dhe afati kohor prej gjashtëdhjetë ditësh ka kaluar”, thuhet në raportin e Lotarisë së Kosovës të cilin e ka parë lajmi. net.

Ky institucion thotë se ka vepruar në bazë të Ligjit për lojërat e fatit, bazuar në nenin 17, paragrafi 22 dhe 33 dhe Komisioni i caktuar për këtë rast ka marrë vendim që shuma e lartëcekur të ju kthehet pjesëmarrësve të Lotarisë së Kosovës duke u bartur në fondin e fitimit për lojërat Loto dhe Joker.