KE-ja nis procedurat ligjore ndaj Gjermanisë për shkak të blerjes së bonove të thesarit

Bankënota prej 500 eurove (ilustrim)

Komisioni Evropian filloi sot procedurat ligjore kundër Gjermanisë, në mënyrë që të hetojë nëse një gjykatë e vendit shkel rregullat e Bashkimit Evropian kur sfidoi skemën e Bankës Qendrore Evropiane në lidhje me blerjen e bonove të të thesarit të qeverisë, edhe pse ishte aprovuar më parë nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë.

KE-ja i ka dërguar një letër Gjermanisë, duke informuar Berlinin për të hetuar nëse vendimi i gjykatës vendore shkel rregullat e BE-së.

Reklama e sponzorizuar

Letra është faza e parë në proces, e cila përfundimisht mund të rezultojë në Komisionin që i kërkon Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të vendosë ndëshkime, vlerëson agjencia britanike.

Një gjykatë vendase ka vendosur që programi stimulues i BQE-së është pjesërisht në kundërshtim me kushtetutën kombëtare të Gjermanisë.

Një vendim i tillë bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila deklaroi më parë se programi i blerjes së bonove, me vlerë disa miliardë euro, është në përputhje me ligjin e BE-së.