Cicërima në Twitter nga Elon Musk e ‘këndell’ Bitcoinin

Çmimi i BITCOIN u rrit pas postimit në Twitter të Elon Musk në lidhje me kriptovalutën më të njohur në botë.

Miliarderi sot shkroi në Twitter një azhurnim për të ardhmen e Tesla dhe nëse do të pranonte apo jo pagesa duke përdorur monedhën virtuale përsëri. ZMusk tha se Tesla do të fillojë të pranojë pagesa duke përdorur Bitcoin kur miniera e kriptovalutave bëhet më pak e dëmshme për mjedisin.

“Kur të ketë konfirmim të përdorimit të arsyeshëm (~ 50%) të energjisë së pastër nga minatorët me trend pozitiv në të ardhmen, Tesla do të rifillojë lejimin e transaksioneve me bitcoin”.

Reklama e sponzorizuar

Menjëherë pas komenteve të CEO të Tesla, çmimi i Bitcoin u rrit me më shumë se 3,000 dollarë brenda pak orësh.

Çmimi kishte qëndruar rreth 35,000 dollarë para se të shkruante Musk, por brenda 30 minutash filloi të rritet. Pas rreth tre orësh, Bitcoin arriti një kulm prej 39,360 dollar, sipas të dhënave nga CoinDesk.