Studimi që tregon se sa para duhet të fitosh në vit për të qenë i lumtur

Euro

Tema mbi ndërlidhjen e pasurisë me lumturinë është nga më të diskutuarat në historinë e njerëzimit. “Paratë nuk bëjnë lumturinë”, thonë disa. “Po, por nuk mund të jesh i lumtur pa para”, përgjigjen të tjerë.

Por tani një universitet amerikan ka vendosur të saktësojë shifrën ideale me të cilën një person mund të ndihet i lumtur, kudo në botë, nga  Japonia në Francë, nga Italia në Australi.

Sipas Universitetit Purdue në SHBA, kjo shifër është ajo e 95 mijë dollarëve në vit, rreth 80 mijë euro. Shifra mendohet normalisht neto, dhe pa taksa.

Reklama e sponzorizuar

Për të arritur në këtë rezultat, studiuesit kanë marrë parasysh të dhënat e mbledhura nga shoqëria prestigjioze Gallup, që ka pyetur rreth 1.7 milionë persona nga 15 vjeç e lart, në 164 vende të ndryshme të botës.

95 mijë dollarët mjaftojnë për të plotësuar nevojat bazike kudo në botë, si një shtëpi të mirë, përballimi i qetë i shpenzimeve,  dhe një jetë dinjitoze.

Studiuesit evidentuan se shifra më të larta sjellin problematika të ndryshme, me dëshira artificiale që nuk përbëjnë lumturinë vërtetë.  Pra do të ishte më e arsyeshme të mos tejkalohej kjo shifër, në qoftë se dëshirohet një jetë e lumtur.

Sipas studimit, gjinia nuk përbën diferencë të madhe në këtë rezultat, më domethënës është niveli i edukimit sepse persona me edukim më të lartë kanë një kënaqësi më të madhe kur arrijnë një standard ekonomik të lartë, sepse ballafaqohen me një shtresë sociale me të ardhura të përafërta.