FMN për Kosovën: Shpresa për rikthimin ekonomik tek vaksnimi dhe diaspora

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron se viti 2021 mund të ketë rikthim ekonomik për Kosovën dhe mbulim të humbjeve të vitit të kaluar nëse do të realizohet vaksinimi i popullatës dhe ardhja e diasporës.

Përmes një komunikate të lëshuar nga ky institucion, njoftohet se një mision i FMN-së ka diskutuar virtualisht lidhur me situatën ekonomike në Kosovë.

“Aktiviteti ekonomik në 2021 pritet të zgjerohet me rreth 5 – 6 përqind për shkak të një programi ambicioz të përhapjes së vaksinave dhe rihapjes së kufijve që premton ardhje të fuqishme të diasporës. Nëse realizohen, fitimet ekonomike në 2021 duhet të kompensojnë humbjet e shkaktuara nga pandemia e vitit të kaluar prej 4 – 5 përqind”, thuhet në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

“Pavarësisht perspektivave më të mira, perspektiva e rritjes mbetet shumë e pasigurt. Në skenarin më të mirë shpërndarja më e shpejtë se sa pritej e vaksinave në Kosovë dhe jashtë saj mund të rrisë udhëtimet. Në skenarin më të keq, variantet e reja të virusit mund të çojnë në nivele më të larta infeksioni dhe të kërcënojnë fitimet ekonomike”, thuhet në komunikatën e FMN-së.