5 zakone çdo mëngjes që ju ndihmojnë të qëndroni produktivë

“Mënyra si e shpenzoni mëngjesin tuaj shpesh mund t’ju tregojë se çfarë dite do të keni.” – Lemony Snicket

Të gjithë e dimë që zgjimi herët në mëngjes na bën më produktivë. Që nga fëmijëria jonë, ne jemi mësur të ndjekim, “herët në shtrat dhe të ngrihesh herët” si një ritual. Zgjimi në të gdhirë dhe fillimi i ditës sonë në mënyrën e duhur na bën më produktivë.

Në këtë botë të drejtuar nga teknologjia, gjëja e parë që bëjmë sa hapim sytë është të kontrollojmë celularët tanë për mesazhe, email, përditësime, etj. që mund të kemi humbur gjatë kohës së gjumit. Por a e dini se ky është një zakon i keq që ndikon negativisht në pjesën tjetër të ditës tuaj?

Reklama e sponzorizuar

Sipas një studimi nga IDC, rreth 80% e përdoruesve të smartfonëve kontrollojnë celularët e tyre brenda 15 minutash nga zgjimi çdo mëngjes. Doktorët sot pajtohen që kontrolli i menjëhershëm i telefonit tuaj sapo të zgjoheni mund të fillojë ditën tuaj në një mënyrë që ka më shumë të ngjarë të rrisë stresin dhe t’ju lërë të ndiheni të mbingarkuar. Me fjalë të tjera, ju po e prishni ditën tuaj para se ajo të fillojë.

Lajmi i mirë është se duke bërë disa ndryshime të vogla dhe shtimi i disa zakoneve në rutinën tuaj të përditshme mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj të përditshme.

Rregulloni shtratin tuaj

Sado e thjeshtë mund të tingëllojë, rregullimi i shtratit tuaj menjëherë pasi zgjoheni përmirëson në mënyrë drastike cilësinë e ditës tuaj. Mënyra se si bëjmë një gjë të caktuar është mënyra se si bëjmë gjithçka dhe disiplina në të gjitha aspektet e jetës është çelësi i suksesit. Rregullimi i shtratit tonë sapo zgjohemi na jep një ndjenjë kënaqësie, duke na frymëzuar për të bërë më shumë.

Tendosni trupin tuaj

Është e zakonshme që trupi juaj të bëhet i ngurtë dhe me më pak energji gjatë orëve të gjumit. Tendosja e trupit tuaj menjëherë pas zgjimit, liron muskujt tuaj dhe ndihmon në fleksibilitet. Edhe pesë minuta tendosje lehtëson tensionin e padëshiruar nga ligamentet dhe nyjet tuaja, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ju bën të ndiheni më aktivë.

Jini mirënjohës

Filloni ditën tuaj me mirënjohje dhe pohime pozitive. Jini të lumtur për një ditë tjetër në jetën tuaj mes kaosit dhe çmendurisë së botës. Numëroni bekimet tuaja dhe jo problemet tuaja. Të çmosh atë që ke, të ndihmon të vlerësosh atë që jeta të ofron dhe krijon pozitivitet në jetë. Përdorni fuqinë e pohimeve pozitive dhe qëndroni para pasqyrës për të biseduar me personin më të mahnitshëm të jetës tuaj … veten. Jini të mirë me veten dhe praktikoni dashurinë për veten çdo ditë.

Mbani trupin tuaj të hidratuar

Zëvendësoni kafeinën me ujë të vakët për t’u hidratuar. Disa njerëz preferojnë që mëngjesin ta kenë si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Disa preferojnë të hanë me ndërprerje vetëm në disa orë të caktuara gjatë ditës. Pavarësisht nga modeli i të ngrënit që ndiqni, gjithmonë nderoni ushqimin në pjatën tuaj. Kini kujdes për çdo kafshatë që po hani, e cila do të përmirësojë tretjen tuaj dhe përfundimisht produktivitetin tuaj. Një stomak i keq çon në një mendje të bllokuar dhe ndikon në aftësitë tuaja vendimmarrëse.

Ushtroni trupin dhe mendjen tuaj

Ne jemi të plotë vetëm kur trupi dhe mendja jonë janë në sinkron me njëri-tjetrin. Joga dhe meditimi janë mënyra të shkëlqyera për të sinkronizuar trupin dhe mendjen. 20 minuta meditim do t’ju ndihmojnë të qëndroni të përqëndruar, të gëzuar dhe optimist për 24 orët e ardhshme të ditës tuaj. Faktori më i rëndësishëm për të filluar ditën tuaj me entuziazëm është gjumi i mirë. Mbajtja e një minimumi prej 6-8 orë gjumë ndihmon në shmangien e lodhjes dhe acarimit të nesërmen.

Përsëriteni sa thamë më sipër çdo 24 orë për të qëndruar të kënaqur dhe të lumtur.

/entrepreneur