Republika e Kosovës ka marrë udhëheqjen e Presidencës së Traktatit të Komunitetit të Transportit, për mandatin e ardhshëm një vjeçar.
Qëllimi i këtij Traktati është që të përmirësoj ndërlidhshmërinë në fushën e transportit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Ky traktat do të ndihmoj në vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëjnë hapa përpara në zbatimin e acquis në fushën e Transportit si dhe do të lehtësoj koordinimin e projekteve në fushën e transportit dhe mbështetjen financiare nga BE për këtë sektor.
Udhëheqjen e këtij mekanizmi te rëndësishëm ekonomik, Kosova e mori gjatë diskutimit për miratimin e “Strategjisë për Lëvizje të Qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”, me theks të veçantë forcimin e bashkëpunimit në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në fushën e transportit./Media Ndërtimi.











